Business & Management

Bie çmimi i aksioneve të Nokia-s teksa kompania sfidohet nga telefonë të lirë me Android

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
Bie çmimi i aksioneve të Nokia-s teksa kompania sfidohet nga telefonë të lirë me Android

Nokia Lumia 900 Launches In Times Square - PerformanceGjatë viteve të fundit Nokia ka qenë kompania lider në ofrimin e telefonëve me çmime të ulta, veçanërisht në tregjet e vendeve në zhvillim.

Ndërkohë, finlandezët nuk ia kanë dalë edhe aq mirë në luftën për të hyrë fuqishëm në tregjet e zhvilluara si ato të SHBA-së apo Evropës, ku preferohen smartfonët me karakteristika të avancuara.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, Nokia ka pasur gjithsesi disa shenja pozitive lidhur me sektorin e vet të smartfonëve. Modelet Lumia kanë pasur shitje të kënaqshme, duke u rritur me 27% mbi parashikimet paraprake.

Rrjedhimisht, edhe të ardhurat ishin më të larta nga sa ishte pritur, me 31.4%.

Megjithatë, kompania ka filluar të përballet tashmë edhe me rrezikun e ri që po sfidon sektorin e telefonëve të lirë. Shitjet totale të pajisjeve të saj mobile – përfshi smartfonët dhe telefonët e thjeshtë – ranë me 20% në 5.85 miliardë €.

Kjo shifër është më e ulta për sa i përket të ardhurave në 13 vitet e fundit për Nokia-n, sipas Bloomberg. Ku qëndron problemi?

Pikërisht tek konkurrenca që ka filluar të shfaqet nga prodhuesit aziatikë si HTC, ZTE dhe Huawei, të cilët po prodhojnë telefonë të lirë që operojnë me Android. Si rezultat i këtyre lajmeve, aksionet e Nokia-s u mbyllen me 11.7% rënie, duke kapur shifrën e 3.16 $ në fund të ditës së enjte në Nju Jork.

Analistët shprehen se përmirësimi i të ardhurave është një element pozitiv, por rënia e shitjeve të telefonëve të lirë përbën shqetësim për kompaninë, duke qenë se është një ndër sektorët më frytdhënës për të. (CIO Albanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>