Technology

Bie besimi ndaj Facebook

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Bie besimi ndaj Facebook

Sipas një sondazhi që është kryer në ShBA, të rriturit amerikanë do t’ja besonin të dhënat e tyre personale më mirë dyqanit të lagjes sesa rrjetit social Facebook.

Sipas këtij pyetësori të bërë online nga kompania e marketingut Placecast, listës i bashkohet edhe Google, Amazon dheoperatorët mobil.

81% e të anketuarëve u shprehën se do të ishin më të qetë nëse të dhënat e tyre i mbante dyqani i lagjes. Lista e besimit vijonte si më poshtë:

· 66% i besojnë Amazon-it me të dhënat e tyre

· 41% Google

· 38% tregtarëve

· 36% kompanive të kartelave të kreditit

· 35% operatorëve celularë

· 33% Facebook-ut

“Facebook është kompani që përdor të dhënat e klientëve për t’ju dërguar atyre reklama. Ndërsa Amazon nga ana tjetër, si kompani më e vjetër se Facebook, sigurohet që klientët i njohin dhe i pranojnë kushtet dhe përfitimet që sjellin të dhënat e tyre.” u shpreh shefi ekzekutiv i Placecast, Alistair Goodman.

2 në 5 të rritur amerikanë janë shprehur edhe se do të pranonin më mirë që tregtarët e dyqanit të lagjes t’ju dërgonin ofertat e fundit përmes telefonit, nëse do t’i kishin autorizuar më parë për këtë veprim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>