Cio Revista

Biblioteka Britanike synon të arkivojë miliarda uebfaqe dhe cicërima

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
Biblioteka Britanike synon të arkivojë miliarda uebfaqe dhe cicërima

biblotekaBritish Library ka vendosur që të fillojë projektin e një arkivimi masiv të 1 milionë uebfaqeve nga domeinet lokale (.uk) duke filluar nga data 6 prill.

Projekti arkivues është synuar që të rezervojë regjistrimet dixhitale për brezat e ardhshëm dhe përfshin gjithashtu edhe përditësimet publike në Facebook dhe cicërimat publike.

Ai përfshin gjithashtu edicionet e gazetave të formatit si libër elektronik dhe për iPad, në mesin e formateve të tjera që po ashtu mbështeten.

Regjistrimet dixhitale do të rezervohen përgjatë gjashtë bibliotekave në Britani të Madhe dhe Irlandë.

Projekti synon që të kapë disa pjesë të jetës nga ajo e tanishme dhe ta ketë të gatshme që ta paraqes në të ardhmen.

Lucie Burgess, që është drejtoreshë e strategjisë në bibliotekë, beson që shumë nga ngjarjet e tanishme kanë kaluar pa ndonjë përpjekje për t’i kapur ato.

Biblioteka Britanike do të provojë të identifikojë edhe faqet britanike që kanë domeinet .org dhe .com, po ashtu dhe informacioni që është në dispozicion publikisht do të arkivohet.

Lexuesit në njërën nga këto biblioteka që merr pjesë në projekt do të jetë në gjendje që të ketë qasje në të dhëna.

Sipas bibliotekës, projekti për arkivim dixhital kërkon që të kopjojë arkivat ekzistues për çështje printimi, por derisa e dyta po ashtu do të mund të arkivonte 750 milionë faqe në 300 vite, ajo dixhitale do të përfshijë 1 miliardë uebfaqe në një vit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>