Internet

Bexha identifikues në Google+

Aug 21 2011
0 Shpërndarje
Bexha identifikues në Google+

Google është duke shtuar bexha që certifikojnë identitetin e përdoruesve të rrjetit të vet Google+, duke filluar me figurat publike dhe njerëzit që janë shtuar nga shumë llogari.

Më vonë, bexhat verifikues do të jenë të gatshëm tek më shumë përdorues që nuk janë të famshëm ose të popullarizuar në faqe, tha zyrtarja i Google, Wen-Ai Yu në një postim në Google+.

Tani, qëllimi kryesor është që përdoruesit të dinë se cilat janë profilet zyrtare të ndonjë politikani, aktori, ose ndonjë figureje publike ose ndonjë llogarie të njohur në Google+ që ata duan ta shtojnë në në rrathët e tyre në Google+ për t’i përcjellur postimet e tyre publike.

“Kur ju vizioni profilin e një manifestimi ose figure publik, ju do të shihni një bexh pranë emrit të tyre të profilit. Kjo do të ju ndihmojë që lehtësisht të përcaktoni se cilat profile janë të zotëruar nga njerëz të vërtetë, të verifikuar” shkruan ajo.

Llogaritë e verifikuara në Google+ do të vendosin një shenjë të përhirtë brenda qarkut më pak të hirtë pranë emrit të profilit të personit. Nuk është e qartë nga postimi i Yu se sa “përcjellës” nevojiten që një përdorues në Google+ të ketë të drejtën të cilësohet në mesin e atyre që meritojnë një bexh verifikimi.

Rrjete të tjera shoqërore, duke përfshirë rrjetin Twitter, i cili përdoret nga shumë figura publike, kanë llogaritë e verifikuara.

Google është duke vendosur një rregull për përdoruesit e vet që të verifikojnë vetveten me emrat e tyre të vërtetë në Google+, një princip që ka punuar mirë për rrjetin Facebook, duke ndihmuar në krijimin dhe nxitjen e një ambienti më të besuar që ekziston në rrjete të tjera shoqërore ku njerëzit përdorin pseudonime.

“Ambienti” për përdorim të emrit të vërtetë në rrjetin Facebook është cilësuar si një nga arsyet kryesore se pse kaloi rrjetin MySpace, dhe u bë rrjeti më i njohur në botë.

Sidoqoftë, Google mori kritika gjatë javëve të kaluara kur filloi me ashpërsi zbatimin e rregullës për emrin e vërtetë duke fshirë shumë llogari që ishin përcaktuar të jenë në mospajtim.

Si përgjigjie ndaj mospajtimeve, Google tha që do të ndryshojë procesin e lajmërimit dua ua dhënë përdoruesve mundësinë për të ndryshuar profilet  e tyre së pari, përpara se të fshihen.

Ende disa njerëz e shohin si të nevojshme që të shqyrtohet rregulla për emrin e vërtetë, duke thënë që në disa raste arsytohet përdorimi i pseduonimeve për të mbrojtur privatësinë dhe për të siguruar mbrojtje, si në rast të ndonjë disidenti politik dhe viktima të abuzimit bashkëshortor.

Google+ u lëshua në fund të muajit qershor dhe për pak javë mori 25 milionë përdorues, por ende është në fazën testuese. Për t’u regjistruar në Google+, njerëzit duhet të marrin një ftesë nga Google ose nga një anëtar ekzistues./cio.al

Lajmet e fundit>