Slider

Beteja e ardhshme Apple-Google do të shkojë përtej smartfonëve

Jan 4 2014
0 Shpërndarje
Beteja e ardhshme Apple-Google do të shkojë përtej smartfonëve

google-self-driving-carGjatë viteve të fundit, beteja më e rëndësishme në botën e teknologjisë ka qenë përplasja epike midis iOS dhe Android, dy platformat rivale të cilat janë përdorur nga Apple dhe Google për të dominuar tregjet e smartfonëve dhe tabletëve. Por ashtu si ka shkruar edhe kontribuesi i Forbes, George Anders, Apple dhe Google tashmë po përgatiten për betejën e ardhshme e cila do të jetë shumë më e madhe sesa ajo e smartfonëve.

Anders thekson se Google ka regjistruar plot 310 patenta që detajojnë softuere potenciale për makinat, ndërsa Apple ka regjistruar rreth 35 të tilla. Ndër patentat më interesante të Google mund të përmendim atë që detajon “modifikimin e sjelljes së automjeteve autonome bazuar në sjelljen e parashikuar të automjeteve të tjera” dhe një tjetër që përshkruan “mënyrën e krijimit të imazheve panoramike në udhëzimet e drejtimit të makinës”.

Një patentë tjetër e cila nuk është aprovuar ende përfundimisht detajon krijimin e një sistemi “për komandimin e automjetit nëpërmjet gjesteve”.

Anders nuk ka detajuar ndonjë patentë të Apple, por ka thënë se është shumë e qartë që kompania ka ambicie të ngjashme për përfshirjen e softuerit të vet tek makinat duke qenë se Apple dhe sistemi operativ iOS kanë fituar tashmë vëmendjen e BMW, Ford Motor dhe të biznesit të makinave Mercedes të Daimler AG. Në thelb, ju duhet të mësoni me idenë se në të ardhmen, Apple dhe Google do të vazhdojnë të luftojnë në favorin tuaj duke filluar që tek telefoni, televizori apo tek makinat. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>