Slider

Berisha hedh idenë e votimit elektronik

May 3 2013
0 Shpërndarje
Berisha hedh idenë e votimit elektronik

vota elektronikeKryeministri Sali Berisha nuk përjashtoi mundësimin për herë të parë të votimit elektronik në Shqipëri, gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas kryeministrit, qeveria është e gatshme të mundësojë votën online veçanërisht për kategorinë e emigrantëve.

Vota e emigrantëve është bërë objekt debatesh poltike në muajt e fundit, pasi kryeministri hodhi idenë që ata të votojnë në shtetet ku jetojnë.

“Qeveria ka qenë dhe është aktualisht e gatshme tu krijojë emigrantëve mundësinë e votimit on-line ose në çdo formë tjetër që të pranojë opozita me qëllim që ky detyrim të cilin e përmbushin të gjithë vendet e qytetëruar të Evropës të përmbushte edhe nga Shqipëria.

Qeveria është e gatshme të mobilizojë çdo fond, të përshtatë çdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston, në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton”, tha Berisha . (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>