IT Organizate

"#BePresent" ndihmon markat të gjurmojnë ndikimin e tyre në rrjetet sociale

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
"#BePresent" ndihmon markat të gjurmojnë ndikimin e tyre në rrjetet sociale

Sprout-Social-AppSprout Social, një kompani që ofron mjete që i ndihmojnë kompanitë të monitorojnë markat e tyre në bisedat që bëhen në rrjetet sociale në gjithë uebin, ka prezantuar një mjet të quajtur “#BePresent“.

Ky shërbim i ndihmon kompanitë të gjurmojnë tërheqjen e tyre të markave duke i renditur kompanitë dhe duke ofruar një shkallë përqindjeje.

Ky shërbim pa pagesë është një skanim i aktivitetit të Twitter. Është një renditje që Sprout Social i ofron klientëve, por mund të jetë një vlerësim i mirë për markën pavarësisht madhësisë së tij.

“#BePresent” analizon aktivitetin e llogarisë së Twitter-it, gjurmon kohën e përgjigjeve, kohën e përgjigjeve të industrisë, si pjesë e krahasimit dhe numrin e mesazheve të marra dhe të kthyera.

Çështja është se ju duhet ti thoni Sprout Social kush jeni dhe ti jepni atij një adresë e-maili. “#BePresent” dhe “Simply Measured” ofrojnë analiza të të dhënave të rrjeteve sociale.

Edhe pse mjeti i Sprout është më i ndryshëm, qëllimi i të dyjave është i njëjtë. Të dyja kompanitë janë në Programin e Produkteve të Certifikuara të Twitter. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>