Slider

Benefite të mahnitshme në rast vdekje të një punëmarrësi në kompaninë Google

Aug 12 2012
0 Shpërndarje
Benefite të mahnitshme në rast vdekje të një punëmarrësi në kompaninë Google

Prej kohësh thuhet se Kompania e mirënjohur Google i trajton mirë punonjësit, që nga ofrimi falas i ushqimit e deri tek shërbime falas palestre, pastrim kimik apo larje makine.

Sipas një raporti të fundit, Google është treguar tepër zemërgjerë edhe në rast se një prej punonjësve të kompanisë ndahet nga jeta. Bashkëshorti/ja e tij paguhet sa gjysma e rrogës përplot një dekadë.

Fillimisht ky lajm është raportuar nga Forbes dhe përfshin të gjithë punonjësit pa përjashtim. Po ashtu, thuhet se është vënë në zbatim që prej një viti.

Përveç pagesës mujore prej 10 vitesh, sapo është zbuluar se përfitimet nuk përfundojnë këtu. Bashkëshorti/ja përfitojnë edhe aksione, si dhe fëmijët marrin një shumë prej 1000$ në muaj deri në moshën 19 vjeçare. Kjo periudhë mund të zgjatet në kohë nëse fëmija vazhdon shkollën me kohë të plotë.

Google shprehet se i konsideron këto veprime si të duhurat në raste të tilla. Kompania dëshiron të sigurohet se familja të jetë e mbrojtur në raste të papriturash, pavarësisht se nuk ka përfitim të drejtpërdrejtë nga dalja e këtyre fondeve monetare.

Edhe pse ky lajm mund të bëhet shkak për rritjen e aplikimeve për punësim në Google, ata shprehen se nuk ishte kjo arsyeja pse kanë vendosur të japin këto shpërblime. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>