Investim

BE ofron fondet për zhvillimin e teknologjisë 5G

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
BE ofron fondet për zhvillimin e teknologjisë 5G

5G networkEdhe pse 17 nga 27 vende të Bashkimit Europiane nuk kanë akoma rrjetin mobil 4G, ky union po nxit kontinentin në zhvillimit të teknologjive të gjeneratës së pestë (5G).

BE do të investojë 50 milionë euro në kërkime në 2013 që të zhvillojë arkitekturën dhe funksionalitetet e nevojshme për 5G, lajmëroi Neelie Kroes, komisioner i axhendës dixhitale. Paratë do të shpërndahen midis projekteve, por vetëm projekti i METIS (Mobile and Wireless communications Enablers for the Twenty-twenty Information Society) do të kushtojë 16 milionë euro. Alokimi i frekuencave të internetit pa kabëll është një rrëmujë e madhe në BE, sipas Kroes. Harta e shpërndarjes së spektrit të BE duket një pjatë me makarona, tha ajo.

Kroes ia vë fajin autoriteteve kombëtare, duke thënë se disa shtete europiane i shohin ankandet thjesht si rritëse të ardhurash, në vend ti shohin si në fitim të interesit publik nëpërmjet investimeve në rrjeta. Ajo gjithashtu ishte e ashpër në fjalimin e saj mbi disa shtete që po pengonin alokimin e frekuencave.

“Ne duam 1200Mhz të spektrit për gjerësinë e internetit pa kabëll. Ne aktualisht kemi alokuar 1000, por shumica e vendeve europiane bëjnë vetëm 650 ose më pak prej tyre të mundshme. Kjo është një humbje e madhe, është e pafalshme” tha Kroes. BE i ka parcaktuar aplikimet sipas të cilëve vendosen bandat e frekuencave, por është në dorë të rregullatorëve kombëtarë të përcaktojnë kush do të marrë licencën për të ofruar shërbimin në territorin e tyre.

Komisioni Europian tha se ekziston një hendek investim prej 27 miliardë euro midis rrjetave aktuale mobile edhe rrjetave mobile që realisht Europës i nevojiten. Pjesë të atij investimi është edhe kërkimi mbi gjeneratën e pestë të teknologjisë së internetit pa kabëll, për të cilin BE është ofruar të ndihmojë në inicimin e tij. Por Kroes kërkon gjithashtu që edhe industria të luaj një rol, duke i paralajmëruar CEO-t që konkurentët po invenstojë shumë në 5G. Ajo i kërkoi drejtuesit e industrisë europiane të bashkohen në një bashkpunim privat-publik” për të ndihmuar arritjen e qëllimeve të përbashkta më shpejtë”

Kroes pranoi se ndërkohë që shumë shtete anëtare suportojnë targetin me bandë të gjerë dhe janë të angazhuar në një treg të vetëm dixhital, kur vjen puna te detajet, instikti i tyre është që të rezistojnë, të mbajnë statusinë aktualë edhe të ruajnë interesat si private ashtu edhe publike. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>