Siguri

BE nuk do të gjurmojë të dhënat financiare të terroristëve

Nov 30 2013
0 Shpërndarje
BE nuk do të gjurmojë të dhënat financiare të terroristëve

BEBashkimi Europian nuk do të ngrejë një sistem të posaçëm për gjurmimin e transaksioneve financiare të terroristëve (Terrorist Finance Tracking System (TFTS)) për shkak të të shqetësimeve që lidhen me sigurinë e të dhënave, sipas një prej zyrtarëve të vetë Komisionit Europian.

Aktualisht, ekziston një marrëveshje në lidhje me financat e terroristëve mes BE-së dhe SHBA-së, që lejon SHBA-në të aksesojë disa prej të dhënave që ruhen në Evropë falë Swift-it, rrjetit belg të transferimit të të dhënave bankare.

Ndërkohë, ka pasur thirrje për ngritjen e një sistemi të ngjashëm mbarë-evropian. Gjithsesi, komisionerja e “Home Affairs” Cecilia MalmstrAPm, lajmëroi gjatë ditës së mërkurë se kjo gjë nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Në mënyrë që të marrësh të dhëna nga vendet europiane duhet të krijosh dhe të menaxhosh një bazë të dhënash që të mbajë gjithë informacionet në lidhje me transaksionet financiare të qytetarëve evropianë. Por, krijimi i një baze të tillë të dhënash do të ngrinte shumë sfida serioze në aspektin e hapësirës ku do të ruhen, aksesit dhe mbrojtjes,” u shpreh ajo.

MalmstrAPm shtoi se: “çdo sistem i tillë evropian do të kishte nevojë për një mbrojtje të veçantë e cila të sigurojë privatësinë. Përveç kësaj, do të jetë shumë e kushtueshme dhe teknikisht ka shumë punë.” Muajin e kaluar, politikanët evropianë kërkuan me ngul anulimin e marrëveshjes, duke përdorur si motivacion faktin që Agjencia Kombëtare e Sigurisë Amerikane (NSA) kishte ndërhyrë në të dhënat e Swift-it pa kaluar përmes kanaleve ligjore. (CIO Albanian)

Tags >

BE
Lajmet e fundit>