Siguri

BE nën presion për rishikimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave private

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
BE nën presion për rishikimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave private

internet securityNuk ka kaluar më tepër se një vit që prej reformimit të fundit të ligjeve për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave dhe Brukseli po përballet me një prej sfidave më të mëdha të shkaktuar nga vetë shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Komisionit ndoshta do i duhet të rishikojë masat e propozuara pasi një grup shtetesh të anëtarësuar i kanë kundërshtuar duke i konsideruar si më të rënda dhe më të ashpra sesa duhet.

Sipas këtyre masave do të ketë kompani në BE që do të gjobiten gati me 2% të të ardhurave të tyre të përgjithshme pasi kanë shkelur rregullat e sigurisë së të dhënave.

Kundërshtimi është bërë prej 9 shteteve përfshirë këtu Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Suedinë dhe Belgjikën. Sipas tyre këto masa nuk janë të nevojshme në një periudhë kur bizneset kërkojnë të rriten gjithnjë e më tepër dhe ta përmirësojnë sa më shumë sektorin e teknologjisë.

Këto shtete kanë deklaruar se kanë nevojë për rregulla më të qëndrueshme, përsa i përket mbrojtjes së të dhënave në mënyrë që dhe zbatimi i tyre të jetë më i lehtë.

Ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Drejtësisë me ministrat dhe anëtarët e Komisionit Europian për të rishikuar rregullatoren e të dhënave. Ata kanë besimin se do të marrin vendime që janë në interes të konsumatorëve dhe bizneseve. (CIO Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>