Siguri

BE me udhëzues të ri për kompjuterikën cloud

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
BE me udhëzues të ri për kompjuterikën cloud

Paneli i Komisionit Europian për privatësi është takuar sot për ta përshtatur konceptin e kompjuterikës cloud sipas ligjeve të privatësisë së Kontinentit, si dhe për të ju rekomanduar kompanive dhe organizatave të mëdha që të mbrojnë lokacionet ku ruhen informacionet personale.

Paneli, pritet që këto rekomandime t’i bëjë pjesë të udhëzimeve të shumëpritura të kompjuterikës cloud, të cilat kanë potencial, që siç thonë disa ekspertë të kësaj industrie, të zbusin brengat rreth privatësisë së të dhënave dhe të hapin rrugë për një adoptim më të gjërë të shërbimeve kompjuterike në distancë si në Shtetet e Bashkuara.

Raporti do të theksoj përparësitë e përdorimit të kompjuterikës cloud, për të inkurajuar inovacionin dhe efiçencën ekonomike. Ky hap do të refletoj një çasje të re dhe më praktike nga ana e zyrtarëve europian ndaj rolit të kompjuterikës në distancë.

Shitësit e shërbimeve cloud shpresojnë që udhëzimet e reja do të përmirësojnë imazhin e tyre në Europë, ku brengat dhe frika rreth privatësisë janë më evidente.

Sipas firmës hulumtuese Gartner, shitjet e kompjuterikës cloud në Europë janë dy herë më të vogla për dallim nga Shtetet e Bashkuara, dhe atë pikërisht për shkak të këtyre brengave.

Sipas I.D.C-së, të ardhurat nga shitjet e shërbimeve publike cloud, të ofruara nga Amazon.com, Salesforce.com dhe Savvis, kanë arritur shifrën prej 28 miliardë dollarësh në vitin 2011.

Kompanitë që përdorin cloud mund të kursejnë para për shkak se nuk kanë nevojë të blejnë apo të vendosin serverët për të shpërndarë apo ruajtur të dhënat. Ekspertët thonë se interesimi europian për shërbimet cloud duket se po rritet, edhe përkundër krizës së valutës euro dhe rënies ekonomike.

Kompanitë e njohura europiane si Deutsche Bank, BNP Paribas, Bayerische Motoren Werke, Burberry, dhe të tjera, përdorin shërbimet e bazuara në cloud për menaxhimin e marrëdhënieve me klientin.

Shumë qeveri europiane tashmë kanë filluar të përdorin shërbimet cloud për të reduktuar kostot. Qeveria angleze është konsumator i Salesforce.com. Në Belgjikë, qeveria është dike krijuar shërbimin e vet cloud për të konsoliduar shërbimet qeveritare, tha Georges Atay, profesor i teknologjisë së informacionit në Solvay Brussels School of Economics and Management.

Profesor Ataya, deklaroi se “me kalimin e kohës, shërbimet cloud do të hasin në përdorim të gjerë në Europë, sikurse në Shtetet e Bashkuara. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>