Mobile

BE-ja redukton çmimin e roamingut

Jul 2 2011
0 Shpërndarje
BE-ja redukton çmimin e roamingut

altRregullorja e re e Bashkimit Evropian që ka hyrë në fuqi të premten redukton koston e përdorimit të celularëve jashtë vendit.

Operatorët mobil nuk janë të lejuar të faturojnë më shumë se 0.35€ për minutë për thirrjet e bëra dhe 0.11€ për minutë për thirrjet e pranuara jashtë vendit brenda BE-së. Këto çmime nuk përfshijnë TVSH-në.

Rregullorja aktuale për roaming në BE, e cila skadon në qershor të vitit 2012, kishte hyrë në fuqi në vitin 2007 dhe që nga atëherë kohë pas kohe kishte reduktuar çmimet e roaming-ut. Por, sipas rregullave të Komisionit Evropian, rregullat nuk kanë zgjedhur problemet e mungesës së konkurrencës për shërbimet roaming dhe çmimet që nga atëherë kanë mbetur pothuajse të njëjta. Rregullorja nuk përcakton çmimet maksimale për shkarkimin e të dhënave për konsumatorët, edhe pse çmimet me shumicë për roaming-un e të dhënave (çmimi të cilin operatorët faturojnë njëri-tjetrin) është i kufizuar në 0.50€ për megabajt.

Çmimet e roaming-ut për thirrje brenda Evropës janë tri herë më shumë se niveli i çmimeve kombëtare. Për roaming-un e të dhënave konsumatorët zakonisht paguajnë 0.05€ për shkarkimin e një megabajti të dhënave në shtëpi, por kjo mund të kaloj në 2.60€ për megabajt të shkarkuar jashtë shtetit.

Propozimet për tarifat e freskuara të roaming-ut do të hyjnë në fuqi me datë 1 korrik të vitit 2012. Komisioni ka përcaktuar synimin që deri në vitin 2015 të ul ndryshimet në tarifat e roaming-ut ndërmjet operatorëve kombëtarë në zero. Propozimet e reja pritet të ndikojnë në problemin e konkurrencës dhe do të përfshijnë edhe roaming-un e të dhënave pos atij për thirrje dhe porosi SMS.

Lajmet e fundit>