Uncategorized

BE-ja partneri kryesor tregtar i Shqipërisë

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
BE-ja partneri kryesor tregtar i Shqipërisë

Eksportet shqiptare kanë pësuar rënie në krahasim me një muaj më parë duke ndikuar kështu negativisht në ekonomi por në krahasim me një vit më parë kanë një bilanc pozitiv.

Irsida Nuellari specialiste e tregtisë me jashtë e INSTAT tha se si rezultat deficit tregtar për muajin qershor pësoi rritje krahasuar me një muaj më parë me 13.3 për qind. Ndërkohë, pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë Evropën, vendet e Bashkimit Evropian mbeten partnerët kryesor tregtar të Shqipërisë, raporton telegrafi.com

Vlen të theksohet se jatë muajit qershor nëngrupi që ka pësuar rritje më të madhe të importeve janë grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit, ndërsa nëngrupi që ka pësuar ulje më të madhe të eksportit është ai i produkteve kimike dhe plastike. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>