Karriere

BBC akuzon prodhuesit e Apple për trajtimin jo të mirë të punonjësve

Dec 20 2014
0 Shpërndarje
BBC akuzon prodhuesit e Apple për trajtimin jo të mirë të punonjësve

01e0fa21c547fab08b88b9057db72be49da1a0b1_originalNuk është hera e parë që Apple përmendet për këtë çështje tepër të ndjeshme. Punonjësit e kompanisë Apple në fabrikat e prodhimit në Kinë trajtohen në mënyrë jo korrekte dhe punojnë në të shumtën e rasteve jashtë standardeve, sipas një hetimi të kryer nga media prestigjioze BBC.

Reporterët që u infiltruan si punonjës në fabrikat e Pegatron zbuluan se ata punonin mesatarisht rreth 60 orë në javë, më shumë se ç’është shkruar në rregullat e kompanisë. Ata deklaruan se premtimet e kompanisë Apple për të përmirësuar mënyrën se si trajtohen punonjësit e saj në fabrika nuk janë mbajtur.

Ndërsa kompania Apple nuk ra dakord me këto përfundime të BBC. Zyrtarët e Apple pohojnë se janë parë goxha përmirësime përsa i përket kësaj çështje në fabrikat e kompanisë dhe po vazhdohet të punohet akoma për përmirësimin e kushteve. BBC raportoi se punëtorët lodheshin aq shumë sa i zinte gjumi gjatë orarit të punës. Sipas Apple, e cila ka monitoruar më shumë se 1 milion punonjës, orët mesatare të punës gjatë një jave nuk i kalojnë 55 orë.

Një problem tjetër i ngritur nga BBC është mosaprovimi i një dite pushim për punonjësit. Një reporter deklaroi se kishte punuar 18 ditë me radhë pa marrë asnjë dit pushim pasi kërkesa e tij ishte refuzuar disa herë. Ky hetim zbuloi gjithashtu se për Apple punonin dhe fëmijë të vegjël që nxirrnin material nga minierat në Indonezi në kushte të rrezikshme duke shkelur kështu gjithë të drejtat e njeriut dhe fëmijëve. Apple e cila është një kompani që pretendon se operon brenda kushteve të etikës, tha për BBC se po ndërmerr masa të vazhdueshme për të përmirësuar situatën e pajustifikueshme. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>