Siguri

Baza e të dhënave për njohje të fytyrës e FBI-së do të përmbajë 52 milionë fotografi në vitin 2015

Apr 15 2014
0 Shpërndarje
Baza e të dhënave për njohje të fytyrës e FBI-së do të përmbajë 52 milionë fotografi në vitin 2015

dsc_0091.0_standard_640.0FBI për momentin është duke e ndërtuar një bazë të madhe të të dhënave për njohje të fytyrës dhe tani kemi një ide se sa e madhe do të jetë kjo bazë. Sipas dokumenteve të siguruara nga Fondacioni për Kufij Elektronik (EFF), baza e të dhënave për Identifikim të Gjeneratës së Ardhshme (NGI) e FBI-së do të mbajë 52 milionë fotografi gjatë vitit 2015, që është një rritje nga 16 milionë sa ishin në mesin e vitit 2013.

Përveç madhësisë së bazës me të dhëna, dokumentet e siguruara nga EFF-ja për kërkesat e Dekretit për Liri të Informacionit tregoi po ashtu që baza e të dhënave përfshin 4.3 milionë fotografi të siguruara për “qëllime jo-kriminale”.

Nuk është shumë e qartë se nga ku vijnë këto fotografi jo-kriminale, por punët e tanishme kërkojnë një prapavijë kontrollojnë ose i marrin gjurmët e gishtërinjve të cilat ia dërgojnë FBI-së për bazën e vet të të dhënave për banorët amerikanë. EFF shënon që punët e e ngjahsme që po ashtu kërkojnë një fotografi identifikuese mund t’i dërgojnë ato fotografi tek FBI-ja për bazën e vet të të dhënave që të përfshihet së bashku me gjurmët e gishtërinjve.

Po ashtu duhet të tregohet se si këto të dhëna të reja duhet të ruhen – baza e të dhënave e NGI-së do të përmbajë regjistra të personave të dyshuar për krime dhe të tjerëve anë-për-anë. Kjo është ndryshe nga baza e të dhënave të FBI-së, që i mbante ata regjistra tërësisht ndaras – çdo pyetësor për bazën me të dhëna për gjurmët e gishtërinjve të kriminelëve nuk do të prekte asnjëherë të dhënat e personave civilë. Sidoqoftë, kërkimet e kryera në NGI do të kërkojnë përgjatë tërë bazës me të dhëna. EFF-ja thotë që edhe ata që nuk janë arrestuar nën hetime për ndonjë krim do të mund të kërkoheshin nga FBI-ja.

Mbetet të shihet se si këto zbulime do të pranohen nga mbështetësit e privatësisë si Al Franken, por administrata e Obama-s së fundi filloi një varg takimesh për të studiuar dhe vëzhguar shqetësimet rreth privatësisë që kanë të bëjnë me teknologjinë për njohje të fytyrës. “Teknologjia e njohjes së fytyrës ka mundësinë që të përmirësojë shërbimet për konsumatorë, mbështes inovacionin nga bizneset dhe të ndikojë në identifikim dhe verifikim online dhe offline,” tha Administrata e Informacionit dhe e Telekomunikacionit Kombëtar amerikan në një deklaratë gjatë muajit shkurt. “Sidoqoftë, teknologjia paraqet sfida të tjera rreth privatësisë së konsumatorëve.”

Se a do të futet nën këto vëzhgime baza e të dhënave e FBI-së mbetet të shihet. Derisa Google Glass dhe Facebook së fundi ishin nën presion për shkak të mundësisë së keqpërdorimit të teknologjisë që bën njohjen e fytyrës, mbetet të shihet se si qeveria amerikane do të vendos. (CIO Albanian)

Tags >

FBI
Lajmet e fundit>