Business & Management

Bashkimi Europian planifikon të investojë 400 milion Euro në ndihmë të startupeve

Nov 8 2016
0 Shpërndarje
Bashkimi Europian planifikon të investojë 400 milion Euro në ndihmë të startupeve

Web Summit's co-founder Paddy Cosgrave (L) speaks with Portugal's Prime Minister Antonio Costa during the inauguration of Web Summit, Europe's biggest tech conference, in Lisbon, Portugal, November 7, 2016. REUTERS/Rafael Marchante

Bashkimi Europian njoftoi një fond me vlerë 400 milion Euro për tu ardhur në ndihmë startupeve rajonale në përpjekje për të adresuar kapitalin e kufizuar në Europë krahasuar me Shtetet e Bashkuara.

Unioni do të ofrojë 25% të fondit duke ftuar investitorët privatë të investojnë 3 herë më shumë në një total prej 1.6 miliard Eurosh tha Carlos Moedas, Komisioneri për hulumtim, shkencë dhe inovacion.

Moedas lëshoi këto deklarata gjatë një samitit uebi që po mbahet në Lisbonë, një nga shfaqjet më të mëdha të startupeve teknologjike në Europë.

“Në Europë kemi një problem, kompanitë krijohen dhe më pas blihen nga fonde në vende të ndryshme të botës,” tha Moedas. “Pra ideja është të krijuarit të një fondi që do ti ndihmojë këto kompani jo vetëm të themelohen por edhe të qëndrojnë në Europë.”

Komisioni Europian hapi aplikimet për menaxherët e fondeve që duan të bëhen pjesë e këtij projekti ku afati i fundit është 31 Janari i 2017-tës. (CIO Albanian)

Tags >

BEStartup
Lajmet e fundit>