Business & Management

Bashkimi Europian është duke hetuar pozitën dominuese të Qualcomm në industrinë e proçesorëve mobil

Jul 16 2015
0 Shpërndarje
Bashkimi Europian është duke hetuar pozitën dominuese të Qualcomm në industrinë e proçesorëve mobil

qualcommNdërkohë që Qualcomm është duke shijuar një sukses të plotë të industrinë e çipave mobil, rregullatorët europianë kanë ngritur dyshime lidhur me mënyrën se si kjo kompani amerikane ka arritur të dominojë tregun në këtë masë të madhe. Para pak kohësh Qualcomm pagoi 975 milion dollar për ti shpëtuar një hetimi rreth praktikave të ndjekura monopolistike në tregun kinez. Së fundmi dhe autoritetet europiane kanë bërë të ditur se kanë hapur dy çështje hetimore në lidhje me këtë kompani.

Një hetim ka të bëjë me pyetjen nëse kompania ka ofruar stimuj financiar për të porositur çipat e saj me wireless ndërsa hetimi tjetër do të zbulojë nëse Qualcomm ka shitur çipa nën kosto duke dëmtuar kështu konkurencën. Një zëdhënës i Qualcomm deklaroi se kompania është vënë në dijeni në këtyre hetimeve të hapura në emër të saj. Në këtë stad, rregullatorëve i lejohet të mbledhin fakte por kjo nuk do të thotë se Komisioni Europian po akuzon kompaninë. Pavarësisht zhgënjimit nga ky lajm, kompania ka deklaruar se ajo do vazhdojë të bashkpunojë si gjithmonë me autoritetet europiane.

Ky hetim është më i fundit ndër hetimet që Komisioni Europian ka ngritur ndaj kompanive teknologjike që operojnë në këtë kontinent. Apple dhe Amazon janë akuzuar gjithashtu për marrëveshje të favorshme tatimore në Irlandë dhe Luksemburg. Këto hetime kërkojnë vite të tëra për tu përfunduar. Nëse në fund të hetimit Qualcomm shpallet fajtor, atëherë kjo kompani mund të rrezikojë deri në 10% të të ardhurave të saj vjetore. Për më tepër do të detyrohet të operojë në tregun europian sipas rregullave që do të vendosë Komisioni. (CIO Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>