Business & Management

Bashkëthemeluesit e Twitter-it zbulojnë platformën e re të publikimit

Aug 19 2012
0 Shpërndarje
Bashkëthemeluesit e Twitter-it zbulojnë platformën e re të publikimit

Evan Williams dhe Biz Stone, bashkëthemeluesit e rrjetit Twitter, kanë prezantuar Medium-in, një platformë e re publikimi që vjen më tepër se një dekadë pas lëshimit të Blogger.

Krijimin e Medium-it, Williams e përshkroi si një “platformë të re publikimi” sepse “ne nuk kemi zbuluar ende shumë nga gjërat që mund të bëjnë pajisjet tona ‘të mençura’ dhe rrjetet, që lidhin shumicën e planetit.” Ai ka krijuar gjithashtu edhe platformën e famshme bloguese në vitin 1999 disa vite përpara krijimit të Twitter-it.

Medium-i krahasohet me Blogger-in, vetëm se është platformë më e thjeshtë. Ai u lejon njerëzve të mbledhin thënie, fotografi dhe përmbajtje të tjera. Për momentin kjo faqe është vetëm me ftesa.

Është krijimi i dytë që zbulohet nga dyshja që prej largimit nga drejtimi i Twitter-it, për t’ia lënë atë bashkëthemeluesit tjetër, Jack Dorsey dhe shefit ekzekutiv, Dick Costolo.

I pari, Branch-i, u mundëson njerëzve të vazhdojnë bisedat e Twitter-it në një faqe ndryshe ku nuk ka kufizim prej 140 karakteresh. Bashkëbiseduesit ftohen t’iu bashkohen bisedave të posaçme në tema të caktuara. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>