Aplikacione

Bashkëthemeluesi i Skype mbështet një aplikacion të ri të komunikimit dixhital

Dec 3 2014
0 Shpërndarje
Bashkëthemeluesi i Skype mbështet një aplikacion të ri të komunikimit dixhital

Wire-Products-Family-1-780x347Janus Friis tashmë ka njohuri rreth ndërtimit të një platforme të popullarizuar të komunikimit dixhital që përdoret nga miliona njerëz. Kjo është arsyeja pse është interesante të dihet se çfarë do të ndodhë me aplikacionin e ri të quajtur Wire, të cilin bashkëthemeluesi i Skype është duke e mbështetur. Wire është duke premtuar që të sjell “biseda të thjeshta, të bukura” në pajisje mobile, tablet dhe desktop. Teksa mund të tingëllojë që është një tjetër aplikacion i zakonshëm i bisedave, një “zhytje” mëse e thellë prapa skenave të nismës nga Zvicra zbulon disa punësime mbresëlënëse në mesin e skuadrës 50 anëtarëshe, që vijnë nga 23 shtete të ndryshme.

Bashkëthemeluesi dhe CEO i Wire, Jonathan Christensen, ka punuar në Skype nga viti 2006 deri në vitin 2012 pasi e bleu nismën të cilën e ndihmoi të themelohej, Camino Networks. Bashkëthemeluesi dhe zyrtari i lartë i teknologjisë në Wire, AlanDuric, ndihmoi në ndërtimin e Camino Networks, e po ashtu edhe Telio-s, ndërsa Priidu Zilmer, që tani është shef i dizajnit të produktit në Wire, ka udhëhequr skuadrat në Vdio dhe Skype.

Pak hollësi të shfaqura

Kompania me krenari e thekson faktin që ka liderë të produkteve dhe teknologjive nga Apple, Skype, Nokia dhe Microsoft, kështu që është gjë e vështirë të bëhet injorimi i tyre, edhe pse janë shfaqur shumë pak hollësi përpara lëshimit të aplikacionit të tyre. Sidoqoftë, e dimë që Wire mbulon dërgimin e mesazheve, thirrjet me zë, shpërndarjen e fotografive dhe shpërndarjen e videove/muzikave. E tërë kjo mbështetet me një përqendrim të posaçëm në “besnikërinë e lartë me dizajnin elegant” siç e përmend kompania.

“Ne e pyetëm veten se si komunikimet moderne mund të duken dhe punojnë” tha Christensen. “Si do të mund të shfrytëzonim plotësisht pajisjet më të fundit dhe avancimet në teknologjinë cloud për të ofruar diçka që është vërtet e thjeshtë, shumë e dobishme dhe vërtet e bukur?”. Wire mbështetet nga Iconical, që është një grup i dizajnuesve, inxhinierëve dhe ndërmarrësve, njëri prej të cilëve është Friis, ndonëse hollësitë për sasinë që ai (ose të tjerët) kanë investuar nuk janë zbuluar. Por Friis mendon me siguri që një aplikacion i ri përgjatë platformave, i ndërtuar me pajisjet e sotshme në mendje, sigurisht që është duke munguar.”

“Skype është linçuar më tepër se një dekadë më parë,” tha Friis. “Shumë ndryshime kanë ndodhur që atëherë – ne jemi mësuar me thirrje pa pagesë dhe dërgim të porosive dhe ne tani kemi mundësinë të bartim kompjuterët tanë në xhepat tanë. Është koha të krijomë veglat më të mira të mundshme, aq të bukura sa janë edhe të dobishme.”

Wire thotë që ka zhvilluar teknologjinë e vet të audios që e bën audion “të pastër dhe të qartë”, të ndërtuar në përputhje me standardin WebRTC, që do të nënkuptojë mundësinë e kryerjes së

komunikimeve pa shtojca drejtpërdrejt nga shfletuesi juaj. Sidoqoftë, për lëshim nuk do të ketë ndonjë version të bazuar në shfletues – mishërimi në HTML5 pritet të vijë brenda pak muajve.

Derisa është pa pagesë për Android, iOS dhe OS X, është treguar që një numër i mënyrave për monetizim janë duke u konsideruar, duke përfshirë veçori premium. Ju mund ta merrni Wire-in që sot dhe sigurohuni që e provoni aplikacionin “mistik” kur të lëshohet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>