Business & Management

Bashkëthemeluesi i Reddit-it rikthehet në kompani, teksa CEO-ja aktual jep dorëheqje

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Bashkëthemeluesi i Reddit-it rikthehet në kompani, teksa CEO-ja aktual jep dorëheqje

reddit-logo-01-674x501Gjatë ditës së enjte Reddit tregoi disa hollësi për një ndryshim të rëndësishëm në udhëheqjen e kompanisë, ku CEO Yishan Wogn u largua nga ky post, ndërsa bashkë-themeluesi Alexis Ohanian u kthye në kompani si kryetar ekzekutiv. EllenPao do të shërbejë si një shef ekzekutiv i përkohshëm.

Ohanian u largua nga Reddit gjatë vitit 2010 për të punuar me organizatat jofitimprurëse dhe për të shkruar një libër. Ai ka qenë aktiv edhe në Y Combinator, ku ai së fundi u bë bashkëpunëtor.

Ai i ribashkohet Reddit-it me një investim prej 50 milionë dollarësh. Sipas presidentit të Y Combinator, Sam Altman, Wong dha dorëheqje për shkak të një mosmarrëveshjeje me bordin e Reddit-it për një plan për një zyrë të re. Altman shërbeu si një CEO i përkohshëm për tetë ditë përpara lajmërimit të të enjtes. (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>