Business & Management

Bashkëpunimi mes Dell dhe Cylance hedh dyshime mbi integritetin e produkteve aktuale të sigurisë

Nov 17 2015
0 Shpërndarje
Bashkëpunimi mes Dell dhe Cylance hedh dyshime mbi integritetin e produkteve aktuale të sigurisë

socBashkëpunimi i ri i Dell hedh bazat mbi një qasje të re rreth mbrojtjeve ndaj sulmeve kiberntike, përpjekje kjo e cila mund të ketë impakt katastrofik për Symantec, McAfee dhe Trend Micro.

Gjigandi amerikan i kompjuterave njoftoi marrëveshjen e re me Cylance, një kompani me seli në Kaliforni e specializuar në gjurmimin dhe bllokimin e sulmeve kibernitike.

Në virgjilje të 2016-tës, Dell do të implementojë produktin Cylance Protect në suitën e saj të sigurisë për kompjuterat “Endpoint” tha shefi ekzekutiv i departamentit të sigurisë Breet Hansen.

Një pjesë e madhe e antivirusëve të ditëve të sotme bazohen në sisteme të cilat kërkojnë një proçes të gjatë identifikim të një malueri. Fillimisht duhet të identifikohet nga produktet e sigurisë dhe vetëm pasi informacionet rreth maluer vinë në formën e përditësimeve ditore në kompjuterat tanë mund të proçedohet për parandalimin e tij.

Shumë ekspertë sigurie janë të ndërgjegjshëm se kjo lloj sigurie e ka humbur efektin duke qenë se maluerët lehtësisht mund të modifikohen për të shmangur gjurmimin. Të tjera teknologji janë të afta të gjurmojnë sjellet e “çuditshme” dhe të bllokojnë maluerët por kjo ndodh vetëm pas infektimit të kompjuterit.

Por Cylance nuk përdor informacione të përditësimeve ditore që ndryshe njihen si “Signatures”. Përkundër, produktet e saj përdorin alegoritëm i cili analizon 7 milion karakteristika të skedarëve dhe programeve.

Bëhet fjalë për një agjent softuerik i cili funksionon në sfond, i lehtë për kompjuterin dhe përditësohet 2 ose 3 herë në vit. Përditësimet synojnë perfeksionimin e alegoritmit.

Nga kjo kuptojmë se Cylance nuk ka nevojë për një lidhje interenti që të funksionojnë plotësisht. Për Dell, gjetja e një kompanie sigurie të tillë profesionale dhe inovative në shërbim i kushtoi 1 vit të tërë. Aktualisht ka kompani të shumta të cilat po provojnë qasje të ndryshme për ndalimin e sulmeve kibernitike.

Plot 60 kompani janë vëzhguar dhe pjesa më e madhe e tyre bazohej në kombinimin mes shërbimeve cloud, analizave të sjelljeve dhe atyre deduktive. Asnjë prej tyre nuk garantonte sigurinë e kompjuterave dhe vetëm pas infektimit mund të reagonin.

Por Dell ka kërkuar diçka që në plan të parë ka pathyeshmërinë e sigurisë. Cylance Protect është testuar nga Dell SecureWorks. Plot 200 pjesë maluerësh u testuan dhe Dell ishte impresionuar për mënyrën sesi sulmet ishte menaxhuar nga Cylance. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>