Business & Management

Barnes & Noble zvogëlon humbjet për tremujorin e parë të 2012

Aug 23 2012
0 Shpërndarje
Barnes & Noble zvogëlon humbjet për tremujorin e parë të 2012

Barnes & Noble zvogëloi humbjen e vet fiskale të tremujorit të parë, por pati disa probleme me biznesin për e-lexuesit e Nook.

Shitësi i librave deklaroi humbjen prej 40.9 milionë dollarësh, ose 78 cent për aksion, krahasuar me humbjen prej 56.6 milionë dollarësh, ose 99 cent për aksion, nga një vit më parë.

Të ardhurat u rritën vetëm pak, në 1.45 miliardë dollarë nga 1.42 miliardë dollarë një vit më parë.

Sipas Thomson Reuters, analistët, vlerësuan mesatarisht që ndërmarrja do të deklaronte një humbje prej 98 cent dhe të ardhura prej 1.48 miliardë dollarësh.

Njësia Nook e ndërmarrjes, që përfshin e-lexuesin dhe librat elektronikë, pati një rritje në krahasim me shitjet e një viti më parë.

Ndërkohë, shitjet e-lexuesve të tanishëm pësuan rënie, si rezultat i mesatares së ulët të shitjes së çmimeve dhe një problemi me prodhimin e lexuesve të vet Nook me Glowlight. Ndërmarrja tha se një pjesë e kërkesave kanë mbetur të paplotësuara për lexuesin.

Biznesi i Nook përfaqëson rrënjët e Barnes & Noble në botën dixhitale. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>