Slider

Bankat Kosovare kanë 650 milion Euro të lira për bizneset

May 22 2015
0 Shpërndarje
Bankat Kosovare kanë 650 milion Euro të lira për bizneset

20150522114147802620Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, tha në trajnimin me gazetarë të Organizatës “Stras” se 25 përqind të depozitave, apo rreth 650 milionë euro para të qytetarëve janë të lira.

Këtë deklaratë shefi i Bankës Botërore e dha në trajnimin dy ditorë që është duke e organizuar Stras, kryetar i së cilës është eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, me gazetarë të ekonomisë të mediave në Kosovë. Ne trajnimin qe do të zgjasë dy ditë, pritet të ligjerojnë edhe zëdhënës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Gurvenatori i Bankës Qendrore të Kosovës, drejtorë të bankave komerciale etj.

Aktualisht, depozitat e qytetarëve janë rreth 2.6 miliardë euro, kredit janë rreth 1.9 miliard euro, ndërsa para të lira janë rreth 650 milionë euro.

“Depozitat mund të financojnë të gjithë kreditë, pasi sektori bankar ka një likuditet të mirë. Rreth 25 përqind të depozitave janë duke ndenjur dhe bankat humbin përfitimrt, sepse këto para janë potencial i mirë për përfitim. Sektori financiarë në Kosovë është shumë i hapur për të gjetur mundësitë shtesë për të financuar investimet që kanë një potencial”, tha Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters.

Indikatorët kreysorë të cilët pasqyrojnë shëndetin e mirë që ka sektori bankar i Kosovës është portofolio kreditore, e cila ka një cilësi shumë të mirë. Kreditë jo performuese apo kreditë e këqija janë vetëm 8.2 përqind e kredive, përderisa mesatarja e vendeve të rajonit për këtë tregues është 17 përqind. Për me tepër, kreditë jo performuese në sektorin tonë bankarë janë të mbuluara 100 përqind,” tha Gurvenatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza. (CIO Albanian)

Tags >

banka
Lajmet e fundit>