Siguri

Banda e Flashback fiton 10 mijë dollarë në ditë

May 2 2012
0 Shpërndarje
Banda e Flashback fiton 10 mijë dollarë në ditë

Trojani Flashback që infektoi qindra mijëra Mac mund të gjenerojë deri në 10 mijë dollarë në ditë për krijuesit e këtij virusi, deklarojnë nga kompania për siguri, Symantec.

Ky malware vjedh klikime nga reklamat që shfaqen nga makina e kërkimit të Google së bashku me rezultatet.

Në një bllog të postuar të hënën, Symantec publikoi mënyrat për monetizimin e trojanit Flashback, duke vërtetuar edhe konkluzionet e të tjerëve më parë se banda që ka krijuar këtë trojan fiton para me anë të mashtrimit të klikimeve.

Trojani Flashback u shfaq në muajin mars dhe deri në ditët e para të muajit prill kishte infektuar më shumë se 600 mijë Mac.

“Click fraud” (Mashtrimi me klikime) përshkruan kampanja ku një numër i madh i njerëzve në mënyrë të heshtur ridrejtohen tek reklamat online që nuk shfaqen zakonisht për përdoruesit. Kriminelët marrin klikime nga kompanitë legjitime dhe ndonjëherë jolegjitime për çdo klikim mbi reklamë.

Këto klikime quhen edhe si “ghost clicks”(klikime fantazmë) pasi nuk klikohen nga përdoruesit por nga botneti.

Pikërisht këtë e bën edhe Flashback, deklarojnë nga Symantec. Pasi futen në Mac me anë të një vrime në Java, Flashback injekton një komponentë për klikimin e reklamave në shfletuesin Safari të Apple, Chrome të Google dhe Firefox të Mozillas.

“Flashback në mënyrë specifike targeton kërkime të bëra në Google, dhe varësisht prej frazës së kërkuar, mund të ridrejtoj përdoruesin në një faqe tjetër të përzgjedhur nga sulmuesi, ku ata marrin të hyra nga klikimet,” deklarojnë nga Symantec.

Në një copëz kodi të shfaqur nga Symantec, një reklamë e bazuar në kërkimin e përdoruesit për “toys”(lodër) do të gjenerojë 0.008$ për klikim, që do të thotë se hakerët do të fitonin 8$ nga 10 mijë klikime e kështu më radhë. /cio.al/

Lajmet e fundit>