Investim

Baidu prezanton në Korrik teknologjinë për makinat e automatizuara

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
Projekti me emrin e koduar Apollo "zotëron një potencial të lartë për zhvillim social," u shpreh gjigadi Kinez i kërkimit online. Baidu prezanton në Korrik teknologjinë për makinat e automatizuara Photo Source: Reuters

Baidu tha ditën e Marte se do të lançojë makinën e parë me sistem vetëdrejtimi brenda 2020-ës. Projekti me emrin e koduar Apollo “zotëron një potencial të lartë për zhvillim social,” u shpreh gjigadi Kinez i kërkimit online.

Për të përfocuar këtë sektor, Baidu punësoi gjatë Janarit ish ekzekutivin e Microsoft Qi Lu. Kompania gjithashtu ka përgatitur një fond prej 200 milion dollarësh për inteligjencën artificiale dhe realitetin e shtuar si dhe 3 miliard dollar të tjera për startupet që punojnë në këtë drejtim.

Gjatë Nëntorit Baidu dhe prodhuesi Gjerman i automobilave i dhanë fund bashkëpunimit të tyre në makinat e automatizuara.

Shkrirja e teknologjisë me liderët e prodhimit të automobilave pritet të sjellë një revolucionarizim të mënyrës sesi e shohim sot industrinë e transportit. /CIO Albanian

Tags >

Baidu
Lajmet e fundit>