Karriere

Babai i Snowden shkon në Rusi për ta takuar të birin

Oct 11 2013
0 Shpërndarje
Babai i Snowden shkon në Rusi për ta takuar të birin

Babi i snowdenBabai i Edward Snowden ka shkuar në Moskë gjatë të enjtes dhe shpresonte që ta takonte birin e tij, i cili nuk është dukur në hapësirën publike që kur i ishte dhënë azili në Rusi në muajin gusht.

Ish – kontraktuesi i NSA-së, i cili zbuloi informacione për programet për mbikëqyrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Guardian, i është dhënë e drejta për të mbetur në Rusi për një vit pasi kaloi pesë javë në aeroportin Sheremetyevo të Moskës gjatë verës.

Lon Snowden arritinë të njëjtin aeroport gjatë të enjtes dhe ishte shoqëruar më pas përgjatë terminalit të VIP-ve nga Anatoly Kucherena, që është avokati i djalit të tij.

Kucherena kishte qenë kanali i vetëm për Snowden që kur 30 vjeçari u largua nga aeroporti dhe që ka refuzuar të tregojë hollësi për vendndodhjen e tij, duke cituar probleme të sigurisë.

Snowden është i kërkuar për spiunazh. “Unë jam babai i tij, unë e dua djalin tim dhe unë shpresoj që sigurisht do ta kem një mundësi për ta parë djalin tim,” -tha Lon Snowden në një rrëfim të shkurtër për ekipet e televizioneve ruse në aeroport. “Unë nuk jam i sigurt nëse djali im do të kthehet sërish në SHBA,” tha ai. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>