Siguri

Azhurnimi i Symantec shkakton probleme në Windows XP

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
Azhurnimi i Symantec shkakton probleme në Windows XP

Gjatë fundjaves, Symantec bëri disa azhurnime të cilat shkaktuan disa probleme në sistemet operative Windows XP, duke bërë që ato të shfaqin ekranin blu ose “Blue Screen Of Death (BSOD).

Sipas kompanisë, azhurnimi e anashkaloi testin për firmat SONAR dhe ishte i disponueshëm përmes LiveUpdate mes datave 11 dhe 12 korrik.

Symantec e ka gjetur shkakun e këtij problemi. Me sa duket BSOD me kod 0x000000CB shfaqej si pasojë e një pjese të programit të paautorizuar nga palët e treta me firmën e azhurnimit të SONAR dhe Cache Manager të Windows XP.

“Më 11 korrik 2012, afësisht rreth orës 10:30 pm, departamenti i sigurisë filloi të pranonte raportime nga përdoruesit për BSOD pas azhurnimeve të bëra më 11 korrik” tha kompania në një komunikatë për media. “Ne po kryejmë testet e nevojshme për të rritur përputhshmërinë dhe nuk do të lansojmë versione të reja SONAR derisa çdo gjë të rregullohet,” përfundon komunikata.

Azhurnimet e fundit janë zëvendësuar me ato të vjetrat dhe qysh tani janë të disponueshme për shkarkim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>