Karriere

Avanconi karrierën tuaj të sigurisë duke kujtuar të kaluarën

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Avanconi karrierën tuaj të sigurisë duke kujtuar të kaluarën

Kritikat e fokusuara nga brenda

Në leksionet për komunikimin dhe vlerën e sigurisë unë u mësoj pjesëmarrësve një qasje shumë të thjeshtë dhe të strukturuar mirë: t’u japin kritika kolegëve. Unë e zhvilloj këtë qasje për të marrë kritika më të dobishme duke cituar ato pozitivet fillimisht. E tërë përvoja – pa marrë parasysh a merrni apo jepni kritika- ndryshohet për të mirë kur filloni me ato pozitive. Po kjo qasje, ajo e brendshme, është një mënyrë pozitive për t’i bërë një vështrim vitit të kaluar teksa shikoni drejt së ardhmes.Kjo zgjat përafërsisht 20 minuta, por mund të zgjasë aq sa të jetë e domosdoshme. Unë jam duke u marrë me këtë proces tani dhe pres të shpenzoj disa orë për të kujtuar vitin e kaluar dhe të përqendrohem te 2011-a.

Filloni me një premtim të thjeshtë (për vetën tuaj)

Filloni duke shpenzuar 20-30 minuta për të kujtuar vitin e shkuar. Nëse nuk është momenti i duhur, caktoni një orar të duhur kohor të nesërmen dhe merruni me pyetjet. Unë jam i gatshëm t’ju ndihmoj gjatë këtij rrugëtimi (më kontaktoni ose lini një koment dhe unë do të përgjigjem). Rregulli i parë: nuk ekziston asnjë rregull. Struktura e mëposhtme është dizajnuar që t’ju udhëzojë gjatë procesit dhe të përmirësojë rezultatet. Më e rëndësishme sesa ndjekja e hapave është angazhimi për të gjetur kohën e duhur që të kujtoni vitin e shkuar dhe të vendosni qëllime të arsyeshme për vitin në vijim.

Shikoni të kaluarën

Fillojeni procesin duke shikuar të kaluarën gjatë tërë vitit. Filloni duke rishikuar kalendarin -takimet, udhëtimet, ngjarjet- për të gjetur çastet më të ndritshme të vitit. Nuk keni nevojë ta kufizoni rishikimin vetëm tek aktivitetet profesionale; nganjëherë ngjarjet dhe aktivitetet personale janë çelësi themelor për të bërë përpara në karrierën tuaj të sigurisë.Pasi të keni rishikuar kalendarin, kujtimet dhe imazhet e vitit, shpenzoni pakëz kohë duke bërë një shëtitje, bëni pak vrap ose gjeni një vend të qetë dhe shijojeni udhëtimin.

Zgjeroni gjërat pozitive

Me këtë në mendje, nisjani punës duke zgjeruar gjërat pozitive; renditni tri gjëra që kanë të bëjnë me vitin e kaluar dhe që nuk kanë qenë aq spektakolare. Këto mund të jenë ngjarje që definojnë vitin, si p.sh.: projekte, arritje personale, takime ose prezantime, por edhe suksese të tjera që dallohen me të vërtetë. Gjeni së paku tri gjëra që ia vlejnë të festohen. Kjo listë nuk do të thotë se duhet të mbaroj me tri gjëra, por duhet të përfshijë së paku aq. Nëse lista është më e gjatë se tri gjëra, kjo do të thotë se sigurisht ka qenë një vit i mbarë.

Lajmet e fundit>