Harduer

Autoritetet Australiane dërgojnë Apple në gjykatë për “Gabimin 53”

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Ky fenomen i cili doli në skenë vitin e kaluar u njoh ndryshe edhe si “Gabimi 53.” Përmes një përditësimi Apple ndalonte nga funksioni çdo iPhone të riparuar nga një teknik i paautorizuar. Autoritetet Australiane dërgojnë Apple në gjykatë për “Gabimin 53” Photo Source: Reuters

Autoritetet Australiane për mbrotjen e konsumatorit dërguan Apple në gjykatë për bllokimin e iPhone të përdoruesve të cilët kishin riparuar ekranet e tyre tek një palë e tretë.

Ky fenomen i cili doli në skenë vitin e kaluar u njoh ndryshe edhe si “Gabimi 53.” Përmes një përditësimi Apple ndalonte nga funksioni çdo iPhone të riparuar nga një teknik i paautorizuar.

Qindra telefonë u bllokuan dhe jo vetëm, por Apple kundërtshtonte zhbllokimin e tyre argumentonte Komisioni Australian për Konkurrencë dhe Konsumatorë.

Autoritet e këtij vendi shprehen se përgjatë periudhës Shtator 2014 – Shkurt 2016, konsumatorët e Apple të cilët shkarkonin përditësimet dhe lidhnin telefonine  tyre me kompjuterin, merrnin një mesazh se pajisja “nuk mund të rikthehet dhe ka ndaluar nga funksioni.”

Konsumatorët kishin kërkuar nga Apple riparimin e telefonëve dhe kishin marrë një përgjigje negative. Komisioni thotë se sjellja e Apple është papranueshme dhe kemi të bëjmë me një dezinformim të konsumatorëve lidhur me përditësimet e softuerit dhe të drejtat e riparimit të pajisjeve nga kompania. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>