Investim

Automazimi në restorante nuk e ul numrin e punonjësve

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Automazimi në restorante nuk e ul numrin e punonjësve

ipadOTG – firmë menaxhuese e disa restoranteve apo bizneseve të tjera në aeroporte po investon fuqishëm në automatizim, por nuk po e përdor këtë si një mënyrë për reduktimin e forcës punëtore.

Kompania ka vendosur iPad në restorantet e terminaleve në aeroport që suportojnë një mënyrë të re qëndrimi në restorant pasi çdo karrige është e pajisur me një lexues për kartat e kreditit. Udhëtarët mund të përcaktojnë porosinë sipas menuve që gjenden në iPad dhe më pas të kryejnë pagesën nëpërmjet përdorimit të lexusve të kartave të kreditit.

Gjithashtu udhëtarët janë të mirëpritur të karikojnë pajisjet e tyre apo të përdorin iPad-ët për të naviguar në internet. “Nuk është e detyrueshme që të blesh me patjetër diçka”, tha Albert Lee, CTO i OTG. Është më e rëndësishme që njerëzit të mbajnë mend një eksperiencë të këndshme, tha ai duke shtuar “Është pikërisht besimi i klientëve tek ne që ka mundësuar prezantimin e një mënyre të re të suksesshme.”

Kompania ka vendosur për herë të parë iPad në aeroportet JFK dhe La Guardia në New York para dy vitesh dhe në ditët e sotme ka 1.500 pajisje në përdorim. Kompania po mendon të paraqesë këtë mënyrë shërbimi edhe në aeroportin e Torontos Minneapolis-St.Paul dhe në fund të këtij viti shpreson të ketë rreth 7.000 pajisje në përdorim.

Këto mjete kanë reduktuar ngarkesën e punës të stafit në restorantet e OTG duke bërë që punonjësit të jenë më tepër të përqëndruar tek shërbimi ndaj klientit.

“Në përgjithësi automatizimi përdoret me qëllim reduktimin e stafit të punës, por kjo është shumë e gabuar”, thotë Lee. iPad-ët dhe kioskat e vetë shërbimit janë mjete fantastike, por njerëzit janë shumë të nevojshëm për të garantuar sukses.

Në fakt OTG në vend të reduktimit të stafit ka në plan të punësojë 4 zhvillues të iOS dhe persona të tjerë ndihmës. (CIO Albanian)

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>