Mobile

AT&T vendos të shet celularë të mençur 70 dollarësh

Jun 1 2011
0 Shpërndarje
AT&T vendos të shet celularë të mençur 70 dollarësh

altAT&T njoftoi që do të filloj të shes celularët e mençur Crossover të kompanisë Pantech të bazuar në Android nga data 5 qershor për një çmim prej 69.99$ me një kontratë dy vjeçare me plan mujor.

Crossover është pajisja e parë e Pantech e bazuar në Android që do të shitet në SHBA.

Çmimi i ultë për Crossover, që ka ekran prekës 1.3 inçësh dhe tastierë rrëshqitëse Qwerty, i vendosur nga AT&T, është dukshëm më i ulët në krahasim për çmimet e prodhimeve të fundit të bazuara në Android nga kompani si Samsung, HTC, dhe Motorola. Megjithatë këto pajisje ofrojnë procesorë më të fortë dhe rezolucion më të lartë ekrani se sa Crossover.

Modeli i Pantech, edhe pse shumë më i lirë se sa celularët e tjerë Android, akoma i ofron AT&T një mundësi për të lidhur konsumatorët e rinj në kontrata dy vjeçare. Plani minimum i këtyre kontratave fillon nga 15$ për muaj për 200MB. Nëse përdoruesit kalojnë këtë limit, AT&T automatikisht do të ngarkojë përdoruesin me 15$ shtesë për 200MB tjerë.

AT&T deklaron që Pantech Crossover është “celulari i mençur i përkryer për përdoruesit fillestar,” që ndërlidhet me strategjinë e marketingut të cilën të gjithë kompanitë telekomunikuese po e përdorin për të joshur përdorues të rinj të celularëve të mençur.

Crossover i Pantech punon me një procesor 600 MHZ, në krahasim me disa celularë të mençur të nivelit të lartë që operojnë me procesorë 1 GHz, ose edhe procesor dy bërthamësh me 2 GHz. Çipat dy bërthamësh ofrojnë më shumë cilësi për proceset që kanë të bëjnë me grafikë dhe video.

Pajisja e Pantech ofron një kamerë digjitale 3 megapikselëshe me camcorder, dhe kartelë memorike MicroSD me kapacitet 2 GB që mund të ngritet deri në 32 GB. Nuk janë dhënë informata për rezolucionin, ndërsa bateria Lithium-ion 1500 mAh me kapacitet jetëgjatësie deri në 5 orë, konsiderohet inferiore ndaj celularëve më të shtrenjtë që zakonisht kanë jetëgjatësi 8 orë e më shumë.

Crossover punon në Android 2.2, dhe përkrah rrjetat HSPA dhe GSM, si dhe Wi-Fi. Ka dimensione 4.45×2.25×0.26 inç dhe peshon 146 gram.

Crossover gjen kredebilitet edhe për tregjet e larta pasi mund të përdoret si hotspot Wi-Fi për deri në pesë pajisje për një plan minimum prej 45$ në muaj për 4GB të dhëna. Ngarkesa ekstra kushton 10$ për çdo 1GB shtesë.

Pantech tashmë ka patur në treg disa celularë që janë shitur nga ana e AT&T, por asnjëri nga ta përfshirë Laser, Ease, Pursuit, Breeze II, Link dhe Impact, nuk kanë operuar në Android, e disa kanë patur edhe shfletues të kufizuar.

Lajmet e fundit>