Mobile

AT&T promovon aplikacionet HTML5

Jan 12 2012
0 Shpërndarje
AT&T promovon aplikacionet HTML5

Duke synuar të inkurajoj zhvilluesit e aplikacioneve për të përdorur HTML5, operatori telefonik amerikan AT&T ka lëshuar platformën e re të API (ndërfaqja për programimin e aplikacioneve).

Zhvilluesit duhet të rishkruajnë aplikacionet që të operojnë në iPhone, Android, Windows Phone dhe celularët BlackBerry. HTML5 thjeshtëson gjërat për zhvilluesit duke i lejuar ata të ndërtojnë aplikacione që punojnë në shfletues nga çfarëdo celulari i mençur. Aplikacionet në teknologjinë HTML5 veprojnë dhe duken të ngjashme me aplikacionet normale të parainstaluara në celularë të mençur. Deri në vitin 2015, parashihet që mbi 85% e celularëve të mençur do të jenë të pajisur me shfletues që do të përkrahin operimin e HTML5.

Katalogu API i lëshuar nga AT&T përfshin API-të për MMS, SMS, lokacionet, dhe mundësitë për shëndetësi-mobile. Për më tepër, i lejon zhvilluesit t’u mundësojnë përdoruesve të realizojnë pagesa në aplikacionin që paraqitet në faturën e tyre të AT&T. Gjithashtu në katalog janë përfshirë teknologji që vlerësojnë se çfarë aftësi ka celulari në mënyrë që aplikacioni të përshtatet me secilin celular veç e veç.

API-të janë të vendosura në shërbimet cloud si Heroku dhe Azure i Microsoft, derisa për ti përdorur zhvilluesit duhet t paguajnë faturën fillestare prej 99$ për regjistrim.

Në planet e AT&T është edhe hapja e një dyqani online për aplikacionet e bazuara në HTML5. Ai do të jetë i qasshëm nga celularët me Android dhe iPhone, e më vonë do të përhapet edhe përdorimi i celularëve të tjerë.

 

Lajmet e fundit>