Business & Management

Atari nënshkruan për falimentim

Jan 23 2013
0 Shpërndarje
Atari nënshkruan për falimentim

AtariNë përpjekjet për t’u larguar nga kompania mëmë, ajo franceze Atari SA, Atari US ka nënshkruar për falimentim dhe do të shesë të gjitha aseset brenda tre apo katër muajve në vazhdim.

Aktualisht, kompania ka marrë një investim në formë borxhi prej 5.25 milionë $ nga Tenor Capital Management dhe shpreson të rifillojë një biznes të ri. Cilat janë asetet që kanë dalë në ankand?

Ato përfshijnë franchises si Pong, Centipede, Missile Command dhe Asteroids. Po ashtu, është në shitje edhe logoja e kompanisë, që na bën të mendojmë se çfarë do t’iu mbetet atyre përveç emrit nëse shitet edhe logoja.

Por, këto hapa kaq drastikë janë të detyrueshëm kur kompania ndodhet në një situatë kaq të vështirë falimentimi.

Në harkun kohor prej 40 vitesh ne biznes, Atari ka blerë kompani të tjera, por edhe është blerë dhe shitur disa herë. Kompania operonte në tregun e videolojërave, atë të lojërave arcade, si dhe kompjuterëve shtëpiakë.

Ata zotërojnë dhe menaxhojnë mbi 200 lojëra dhe franchises. Atari është themeluar në vitin 1972. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>