Harduer

Asus prezanton pajisjen e parë me Windows 8

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Asus prezanton pajisjen e parë me Windows 8

Shumica e notebook-ve me Windows 8 kanë pasur procesorë Intel brenda. Asus prezantoi pajisjen e parë me Windows 8 që përmban çipet e AMD.

Uebfaqja e Asus zbulon detajet e pajisjes së saj më të re. Notebook-u VivoBook do të ketë një AMD Trinity APU A8-4555M, ekran 13.3 inç dhe rezolucion 1366×768. 4GB RAM, 500GB HDD si dhe 128GB SSD.

Do të ketë 3 porta USB 3.0 dhe një lexues kartash i të gjitha përmasave. Një portë VGA si dhe një tjetër HDMI. Në uebfaqe nuk ka detaje rreth çmimit, gjithsesi Engadget raporton se do të kushtojë 1150 $.

AMD nuk ka qenë aq agresive sa Intel në promovimin e Windows 8 për tablet apo notebook.

Deri tani tableta e vetme Windows 8 që përmban processor AMD është Fujitsu Stylistic Q752. (CIO Albanian)

Tags >

asus
Lajmet e fundit>