Computer

Asus lanson tabletin Transformer Pad Infinity

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Asus lanson tabletin Transformer Pad Infinity

Apple, me sa duket, nuk është e vetmja kompani që mund të ofroj shumë pikselë në ekrane të përmasave normale. Tableti i ri i Asus, Transformer Pad Infinity TF700 ka një rezolucion prej 1920 x 1200, në një ekran 10.1 inçësh Super IPS+, që ka 600 thërmija ndriqimi. Me 224ppi (piksel për inç), TPI nuk është në atë nivel si iPad me 264ppi, por gjithsesi qëndron pak më mirë se Macbook Pro i ri që po merr vlerësime shumë pozitive.

Transformer Pad Infinity TF700, posedon procesor Nvidia Tegra 3, dhe një RAM më të madh se Transformer Prime. Sa i përket pjesës fizike, pajisja ka një kornizë 100% prej alumini.

Pajisja gjithashtu vjen edhe me një model tjetër që posedon procesor LTE Qualcomm Snapdragon S4, gjithsesi me këto karakteristika çmimet kanë dalë vetëm për versionet me Wi-Fi. Tableti do të dalë me 16 korrik, në variantet 32GB dhe 64GB dhe me çmime 500 dhe 600 dollarë. Tastiera do të shitet ndaras me një çmim shtesë prej 150 dollarësh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>