Slider

Astronauti Ron Garan shpjegon se si ai dërgon "cicërima" nga Hapësira

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Astronauti Ron Garan shpjegon se si ai dërgon "cicërima" nga Hapësira

twitter-spaceAstronauti Ron Garan jo vetëm që kujdeset të përmbush misionit e tij të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, por ai gjen gjithashtu edhe kohën për të postuar tweets (cicërima) në Twitter me mijëra kilometra larg Tokës.

Duke folur në Konferencën e 2013 të SXSW, Garan, tha se grupi i punës ka një lidhje interneti që nga Stacioni Hapësinor.

“Ne kemi një lidhje shkarkimi të një rruge të dhënash që ne mund të kontrollojmë një kompjuter në tokë” tha Garan.

Garan beson se shumë njerëz do të mahniten me bukurinë e eksperiencave në Hapësirë. Garan tha gjithashtu se pamja e Tokës nga hapësira të jep idenë se planeti është një “organizëm i gjallë plot me jetë.”

Kur ne shkojmë në hapësirë, astronautët kanë të drejtë të marrin me vete disa objekte personale, tha ai.

“Shumë nga ne marrin kujtime nga familja, mbase disa prej fotografive” tha Garan duke shtuar se ai vet mori disa fotografi të familjes dhe disa kujtime të veçanta të shkollave që ai kishte ndjekur. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>