Microsoft

Arritjet dhe dështimet e Microsoft-it gjatë vitit 2013

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Arritjet dhe dështimet e Microsoft-it gjatë vitit 2013

Microsoft logoooAskush nuk arrin suksesin me çdo përpjekje dhe Microsoft-i nuk është aspak ndryshe. Në këtë artikull, PCWorld ka vlerësuar gjërat që ka bërë saktë dhe ato nuk i ecën edhe aq mirë gjigandit softuerik në vitin 2013.

Arritje

Office 365 – nëse suksesi vlerësohet nga numri i përdoruesve të shërbimit, atëhere Office 365 është mjaft i suksesshëm. Në më pak se 100 ditë, shërbimi arriti 1 milion konsumatorë. Në tetor arriti milionin e dytë.

Blerja e Nokia-s – smartfonët e saj përbënin rreth 90% të tregut të Windows Phone dhe blerja e kompanisë ishte një lëvizje e zgjuar nga ana e Microsoft-it.

Windows Phone – edhe pse larg Android-it apo iOS-it, Windows Phone shënoi rritje gjatë vitit 2013, duke tejkaluar për herë të parë BlackBerry-n.

Xbox One – i lançuar vetëm muajin e fundit, konsola e re, e cila është në fakt shumë më tepër se thjesht aq, ka pasur deri tani shumë përshtypje të mira, si nga përdoruesit ashtu edhe nga analistët.

Microsoft Dynamics CRM – pjesë e ofertave më të mëdha të Microsoft-it, Dynamics CRM po i afrohet gjithmonë e më shumë konkurrentëve të vet. Numri i përdoruesve është rritur dhe shërbimi duket premtues.

Cybercrime Center – një skuadër e krijuar posaçërisht për të mbështetur skuadrat e tjera që merren me luftën kundër krimit kibernetik në kompani si dhe sulmeve që mund t’i bëhen asaj.

Dështime

Windows 8.1 – në një farë mënyre, Windows 8.1 ishte gjëja e duhur për t’u bërë, por në treg nuk eci edhe aq mirë. Pati shumë ankesa për Windows 8, por pavarësisht kësaj, jo të gjitha u adresuan në versionin e ri, i cili nuk arriti dot të kapte imagjinatën e konsumatorit.

Surface RT, Surface 2 – pavarësisht dështimit prej 900 milionë $ që ndodhi me gjeneratat e para të tabletëve, Microsoft-i lançoi gjeneratën e dytë. Edhe pse tableti ka Microsoft Office, suitën që nuk e gjen në iPad, i mungojnë aplikacione. Në radhët e konsumatorëve, ai shihet si një pajisje jo fort e dobishme dhe jo popullor.

Kërkimi për drejtorin ekzekutiv – lajmërimi një vit më parë për largimin e CEO-s aktual, Steve Ballmer, ishte thjesht i panevojshëm, pasi funksionoi si shpërqëndrim për përpjekje të tjera të kompanisë.

Scroogled – një fushatë marketingu që synonte të sulmonte Chromebook-ët e Google, e cila rezultoi mjaft fodulle në fund.

Parodia e Apple-it – në të njëjtat linja si fushata kundër Google, edhe parodia e Apple-it nuk ishte aspak për të qeshur dhe Microsoft-i e pranoi që ishte gabim.

Lajmet e fundit>