Siguri

Arrestohen dy të dyshuar në Britani për lidhjen me Anonymous

Sep 3 2011
0 Shpërndarje
Arrestohen dy të dyshuar në Britani për lidhjen me Anonymous

Britania e Madhe është duke vazhduar që agresivisht të ndjekë haktivistët e ashtuquajtur, duke ngarkuar dy dhe duke ngarkuar dy persona të tjerë të enjten të cilët dyshohet se janë të lidhur me grupet Anonymous dhe Lulz Security.

Shërbimi Policor Metropolitan tha në një deklaratë të lëshuar gjatë të enjtes që dy persona – njëri 24 dhe tjetri 20 vjeçar – janë të dyshuar për kryerjen e sulmeve DDOS, e po ashtu edhe thyerje të uebfaqeve ligjore dhe qeveritare. Që të dy palët janë në stacionet policore në Jorkshairin Jugor.

Policia tha që personat dyshohet që kanë përdorur identitetin online “Kayla”. Në një intervistë të gjatë me Forbes në mars, një grua e dyshuar si “Kayla” portretizoi vetveten si një 16 vjeçare e cila nuk jetonte në Britaninë e Madhe, por në një vend që gjuhë zyrtare është anglishtja.

Ajo gjoja ishte instrument në sulmin në muajin shkurt kundër HBGary Federal, që është një ndërmarrje e sigurisë, e cila kishte kërkuar që të zbulonte grupin Anonymous. Si shpagim, Anonymous hakoi uebfaqen e ndërmarrjes dhe lëshoi më shumë se 50,000 e-maile, duke zbuluar marrëveshje biznesore dhe duke ndikuar në dorëheqjen e CEO-s së kësaj ndërmarrjeje, Aaron Barr.

Gjatë paradites së të enjtes, policia e Britanisë tha që dy persona ishin ngarkuar për sulme kompjuterike. Christophher Jan Weatherhead, 20 vjeçar, dhe Ashley Rhodes, 26 vjeçar, gjatë të mërkurës do të paraqiten në Gjykatën Westminster Magistrates. Sipas një zëdhënësit policor, të dy personat ishin arrestuar të premten./cio.al

Lajmet e fundit>