Siguri

Arnimet e reja të Microsoft përqendrohen tek ueb-aplikacionet

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
Arnimet e reja të Microsoft përqendrohen tek ueb-aplikacionet

Të martën Microsoft shpërndau arnimet e reja për sistemet e saja operative. Janë gjithsej tetë arnime në Windows dhe bibliotekën e kodeve të përdorura për mbrojtjen e ueb-aplikacioneve nga sulmet e skripteve kryq-faqe. 

Janë shtatë përditësime që përmirësojnë tetp vrima në Microsoft. Më i rëndësishmi duket të jetë MS12-004 që mbyll dy vrima në Windows Media Player. Sipas ekspertëve këto vrima mund të shkrepin sulme thjesht me vizitën e përdoruesit në faqe të infektuara. Kjo vrimë është brenda dosjeve të formatit MIDI në Media Player dhe ekziston në të gjitha sistemet operative të Microsoft, pos Windows 7.

Arnimet MS12-006 dhe MS12-001 bllokojnë sulme që përdorin vegla hakuese që të stimulojnë sulmet kundër ueb aplikacioneve të vjetra. E para përmirëson një problem të gjatë me SSL 3.0 dhe TLS 1.0. Arnimi i dytë mbron sistemin operativ duke shtuar sigurinë në teknologjinë SafeSEH kundër sulmeve që targetojnë aplikacionet e vjetra të ndërtuara në Visual C++.Net 2003. Aplikacionet e ndërtuara me versionet më të vonshme të C++.Net janë imune ndaj kësaj.

Lajmet e fundit>