Siguri

Arnim kritik i Microsoft

Mar 15 2012
0 Shpërndarje
Arnim kritik i Microsoft

Arnimi MS12-020 duket të jetë vrima më kritike në Windows që është arnuar këtë vit pasi me anë të kësaj vrime sulmuesi mund të siguronte qasje në serverët në qendra të të dhënave duke përdorur Remote Desktop Protocol.

Ky rrezik ishte vlerësuar më të lartë të rrezikshmërisë nga Microsoft duke e cilësuar si “synim joshës për sulmuesi” sepse vazhdimisht shfaqte një rrezik. “Është ndoshta arnimi i parë i vitit që ngrit vetullat, pasi sulmuesit vërtetë kërkojnë për këso lloj vrimash me të cilat mund të qasen me anë të rrjetit pa pasur nevojë për kredencialet e ndonjë inxhinieri brenda kompanisë. Mjafton të keni një makinë në atë rrjet me atë shërbim në të dhe ju mund ta kontrolli atë,” deklaron Wolfgang Kandek, CTO në firmën e sigurisë, Qualys.

Ky arnim ishte njëri ndër gjashtë arnimet të martën, që ishte afati i rregullt i përmirësimeve të Microsoft.

Gjatë këtij viti Microsoft ka publikuar arnime jo shumë të rëndësishme dhe MS12-020 është i pari që ka zgjuar interesim të gjerë në botën e teknologjisë. Siç duket Microsoft ka filluar të bëj punë më të mirë lidhur me sigurinë e sistemit operativ të tyre.

Lajmet e fundit>