Harduer

ARM prezanton procesorët 64-bit, në treg nga viti 2014

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
ARM prezanton procesorët 64-bit, në treg nga viti 2014

ARM deklaroi ditën e martë se do të sjellë në treg çipet 64-bit duke filluar nga viti 2014. Seritë e procesorëve Cortex-A50 janë të bazuar në arkitekturën ARMv8.

Ato janë të projektuar për të harxhuar më pak energji, çka i bën tepër të përshtatshëm për smartfonë, tabletë dhe më gjerë.

Përtej produkteve për konsumatorët, ARM do të lançojë edhe Cortex-A50 për dhomat e serverëve. AMD ka nënshkruar tashmë për licencën e serive Core-A50 për serverët e saj.

Sipas ARM, ky zhvillim është tepër i rëndësishëm, pasi në vitet në vazhdim, qendrat e të dhënave do të emetojnë më tepër dioksid karboni se vetë aeroplanët. Reduktimi i shpenzimit të energjisë përmes këtyre çipeve të performancës së lartë është një pjesë thelbësore e botës së teknologjisë.

ARM ka prezantuar edhe dy procesorë të rinj: Cortex-A57 dhe Cortex-A53

Në vitet 2000, kur AMD dhe Intel kaluan nga procesorët 32 në ato 64-bit dhe x86, ato përfituan një pjesë të madhe të tregut të desktopëve dhe serverëve.

Të njëjtën gjë synon të arrijë edhe ARM me procesorët 64-bit, të cilët fokusohen në smartfonë, superfonë, tabletë dhe dhoma serverësh. ARM ka prezantuar edhe dy procesorë të rinj: Cortex-A57 dhe Cortex-A53.

Kompania e përshkruan të parin duke vënë në pah trefishin e fuqisë që ai ka kundrejt një smartfoni në vitin 2012. Ai është gjithashtu pesë herë më efikas në përdorimin e energjisë.

Procesori i dytë, ka performancën e Cortex-A9 të sotshëm, por është 40 % më i vogël. (CIO Albanian)

Tags >

procesor
Lajmet e fundit>