Computer

Arbor Networks: Sulmet e shkurtra dhe të shpejta DDoS janë në rritje

Aug 1 2013
0 Shpërndarje
Arbor Networks: Sulmet e shkurtra dhe të shpejta DDoS janë në rritje

ArnorPothuajse gjysma e sulmeve të shpërndara të mohimit të shërbimit (distributed denial-of-service) që janë monitoruar në një sistem të vendosur nga Arbor Networks, tashmë arrijnë shpejtësi mbi 1Gbps.

Kjo shënon një rritje prej 13.5% nga viti i kaluar, ndërsa pjesa e sulmeve DDoS mbi 10Gbps kanë një rritje prej 41% në të njëjtën periudhë, shton Arbor.

Për më tepër, sistemi monitorues i Arbor Networks, i cili bazohet në trafikun e të dhënave që sigurohet në mënyrë anonime nga 270 ofrues shërbimesh, rezultoi në një numër të dyfishuar të sulmeve mni 20Gbps të tremujorit të fundit krahasuar me gjithë vitin 2012. I vetmi numër që kishte pësuar ulje ishte gjatësia e këtyre sulmeve. Trendi aktual është që këto sulme janë më të shkurtra krahasuar me më parë. 86% e sulmeve zgjasin më pak se një orë.

Jeff Wilson, drejtor analist i sigurisë së rrjetit në Infonetics Research, shprehet se sulmuesit kanë arsye të ndryshme për të përhapur sulme të tilla, si për shembull motive politike apo motive që lidhen me krimet. Një arsye tjetër pse këto sulme po bëhen kaq të përhapura janë botnet-et të cilat nuk janë të shtrenjta dhe janë shumë të lehta për t’u blerë.

FireHost, një kompani me baza në Dallas të SHBA-së, e cila fokusohet tek ndërtimi i mbrojtjeve të sistemeve si pjesë e shërbimit hosting që ofron, ka zbuluar statistika të tjera shokuese. Konsumatorët e saj ishin shenjëstruar nga rreth 24 milionë lloje të ndryshme sulmesh. Rreth 3.6 milionë nga sulmet e bllokuara synonin të kompromentonin uebfaqet përmes atyre që njihen me termat SQL Injection, Cross-Site Request Forgery (CSRF), Directory Traversal and Cross-Site Scripting (XSS).

Në tremujorin e dytë, numri i sulmeve CSRF u rrit me 16% krahasuar me tremujorin e kaluar, ndërsa SQL Injection me 28%. Gjithsesi, sulmet XSS, të cilat përfshijnë dërgimin e një kodi dashakeq në uebfaqe në mënyrë që të manipulohen vizitorët, mbetën më të përhapurat. (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>