Internet

Aprovohet marrëveshja Microsoft – Skype

Jun 20 2011
0 Shpërndarje
Aprovohet marrëveshja Microsoft – Skype

altAutoriteti rregullator amerikan për antitrust ka aprovuar marrëveshjen për blerjen e kompanisë telefonike Skype nga ana e gjigantit Microsoft.

Transaksioni kishte marrë një “përfundim të shpejtë” për rishikimin dhe vlerësimin e kësaj marrëveshje nga Komisioni Federal për Tregti i SHBA-ve (FTC).

Sipas aktit HSR (Hart-Scott-Rodino), marrëveshjet që përfshijnë transaksione të larta duhet të aplikojnë për një rishikim paraprak nga rregullatori përkatës dhe të presin vendimin dhe vlerësimin e qeverisë. Aplikimi duhet të bëhet edhe tek FTC edhe tek Departamenti i Drejtësisë. Aplikantët mund të kërkojnë që ky vlerësim, rishikim, të realizohet para afatit të fundit me një procedurë sa më të shpejtë, por kjo mund të vjen vetëm pasi FTC dhe Divizioni Antitrust i Departamentit të Drejtësisë të kompletojnë vlerësimin e tyre për transaksionin në fjalë.

Microsoft në maj deklaroi se është pajtuar të blej kompaninë Skype për 8.5 miliardë dollarë. Pasi të aprovohet ky transaksion Microsoft planifikon të përfshijë përkrahjen për Skype në pajisjet e lojërave Xbox dhe Kinect, sistemet operative për celularë Windows Phone, dhe do të lidh përdoruesit e Skype me shërbimet komunikuese Lync, Outlook, dhe Xbox Live.

Microsoft ka premtuar se do të vazhdojë të investojë dhe përkrah klientët e Skype në platformat tjerat jo-Microsoft.

Lajmet e fundit>