Business & Management

Apple tejkalon Coca-Cola-n, bëhet marka më e vlefshme në botë

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Apple tejkalon Coca-Cola-n, bëhet marka më e vlefshme në botë

apple3Në vitet e fundit, Apple ose ka qenë brendi më i vlefshëm, ose i dyti më i vlefshëm në botë, në varësi të besimit që kanë pasur konsumatorët.

Tani, mund të themi që ky është brendi më i popullarizuar: Sipas vlerësimeve të brendeve botërore gjatë vitit 2013 nga Interbrand, Apple ka tejkaluar Coca Cola-n për t’u bërë brendi më i vlefshëm ku është vlerësuar se mund të arrijë 98.3 miliardë dollarë.

Ngritja e Apple përgjatë vlerësimeve ka qenë vërtet meteorike: Në vitin 2011, ndërmarrja kishte vendin e tetë, me një vlerë të brendit prej 33 miliardë dollarësh. Google po ashtu ka tejkaluar Coca Cola-n këtë vit dhe tani qëndron në vendin e dytë me vlerë prej 93.3 miliardë dollarë.

Kjo ndërmarrje ndiqet nga pas nga Coca Cola me 79.2 miliardë dollarë, IBM me 78.8 miliardë dollarë dhe Microsoft me 59.5 miliardë dollarë. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>