Business & Management

Apple do të zhvillojë çipe të menaxhimit të energjisë

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Ky raport nxiti një rënie të menjëhershme të vlerës së aksioneve të Dialog Semicondutor, furnizuesi kryesor i Apple me këtë çipe. Apple do të zhvillojë çipe të menaxhimit të energjisë Photo Source: Reuters
 Apple do të ndërtojë vetë çipet e menaxhimit të energjisë sipas një raporti të publikuar ditën e sotme banka private gjermane Bankhaus Lampe.

Ky raport nxiti një rënie të menjëhershme të vlerës së aksioneve të Dialog Semicondutor, furnizuesi kryesor i Apple me këtë çipe.

Si provë ky raport citon 16 vende të reja pune në uebsajtin e Apple për inxhinierë të menaxhimit të energjisë të cilët do të punojnë në një qendër në Munih.

“Një kërkim në Linkedin dhe menjëherë zbulohet se Apple ka punësuar të paktën 20 dizajner çipesh, disa prej tyre me eksperiencë të gjërë nga Dialog,” citon raporti.

Zhvillimet e fundit tregojnë se ajo që i ndodh Imagination Technologies do të përsëritet me Dialog. Sakaq Imagination ka vënë në dyshim aftësitë e Apple për të zhvilluar një arkitekturë grafike nga e para pa shkelur pronësinë intelektuale të kompanisë Britanike.

Për Apple, këto lëvizje do të thonë më shumë kontroll mbi komponentët e iPhone dhe pajisjeve të tjera ndërsa konkurrenca me Samsung po nxehet dita ditës. Xiaomi prezantoi në Shkurt telefonin e parë me procesorin e kompanisë, Surge S1 ndërsa Samsung prej kohësh përdor Exynos në telefonët e saj. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>