Technology

Apple të blejë AuthenTec për 356 milionë dollarë

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
Apple të blejë AuthenTec për 356 milionë dollarë

Apple ka gjetur një metodë të duhur për të shpenzuar paratë e shumta që i posedon. Sipas një raporti, thuhet se prodhuesi i pajisjes iPhone është pajtuar që të blejë AuthenTec, ndërmarrje kjo për siguri të telefonëve, për 356 milionë dollarë.

Por AuthenTec, që dizajnon produktet e sigurisë për pajisjet mobile si senzorët për gjurmët e gishtërinjve, do të mund të ndihmonte ndërmarrjen Apple në përkrahjen e sigurisë së produkteve të veta, që kanë qenë caqe kryesore për sulme të softuerëve keqdashës.

Vite më parë, kompjuterët e Apple ishin të njohur për mungesë të viruesve, por popullarizimi i pabesueshëm i pajisjeve të veta ka qenë një sirenë për agjentët e këqinj, të cilët duan të nxjerrin informacione financiare ose për të shkaktuar dëme në jetët digjitale të konsumatorëve.

Sipas dorëzimit të bërë gjatë ditës së premte, nëse AuthenTec zgjidhet për një ofertë superiore nga një ndërmarrje rivale, ajo do t’i paguajë ndërmarrjes Apple 10.95 milionë dollarë. Por nëse marrëveshja nuk mbyllet për shkak të problemeve me antitrust, Apple do t’i paguajë AuthenTech 20 milionë dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>