Aplikacione

Apple shton karakteristika të reja të softuerit Final Cut Pro X

Oct 25 2012
0 Shpërndarje
Apple shton karakteristika të reja të softuerit Final Cut Pro X

Përveç lançimit të disa produkteve të rëndësishme në eventin e ditës së martë, Apple prezantoi gjithashtu edhe versionin e ri të softuerit të tij për editimin e videove, Final Cut Pro.

Në versionin 10.0.6, përdoruesit gjejnë një sërë karakteristikash të reja si dhe përmirësime të opsioneve ekzistuese. Programi i përditësuar mund të shkarkohet nga Mac App Store dhe kushton 299.99 $.

Më poshtë paraqiten karakteristikat e reja:

• Zgjeroni skedarët audio multichannel në timeline për editim më të saktë të audios

• Dritare importi e unifikuar për të transferuar media nga kamerat dhe folderat

• Ndërfaqe ‘Share’ e përditësuar për të eksportuar projekte dhe selektime, në një ose më shumë destinacione

• Suport për kamera RED me editim REDCODE RAW si dhe transkodim opsional në background për Apple ProRes

• Suport për MXF plug-in që ju lejon të punoni me skedarët MXF, nga importi deri tek shpërndarja, duke përdorur plug-ins të jashtme

• Dual viewers, përmes së cilës mund të krahasoni videot dhe të bëni rregullimet e duhura

• Opsion për të shtuar ‘chapter markers’ në timeline, për të eksportuar skedarët video, DVD-të dhe disqet Blu-Ray

• Selektim në varg, që ju lejon të selektoni pjesë të ndryshme në një klip të vetëm

• Dritarja ‘Paste attributes’ ju lejon të zgjidhni efekte të veçanta për të kopjuar midis klipeve

• ‘Flexible Clip Connections’ ju lejon të mbani të palëvizhme ‘Connected Clips’ kur punoni në ‘Primary Storyline’

• Efekti ‘Drop shadow’me opsione të reja në ekran për të përshtatur pozicionin, këndin, skajet e rënies së hijes etj.

• Opsione të reja për të kombinuar audion nga këndvështrime të ndryshme brenda ‘Multicam Clip’

• XML 1.2 që përfshin import metadata dhe eksport për mundësi të tjera me aplikacionet e jashtme. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>