Business & Management

Apple shpenzon 700.000 dollar çdo vit për sigurinë e shefit ekzekutiv Tim Cook

Aug 9 2015
0 Shpërndarje
Apple shpenzon 700.000 dollar çdo vit për sigurinë e shefit ekzekutiv Tim Cook

tim-cook-securityNjë person i cili është CEO i njërës prej kompanive më të mëdha në botë siç është Tim Cook, ka nevojë të jetë i sigurt në çdo moment. Uebfaqja e quajtur Patently Apple ka zbuluar disa fakte interesante përsa i përket sigurisë që rrethon Tim Cook. Sipas dokumenteve të zbuluara nga kjo uebfaqe, kompania Apple shpenzon 700.000 dollar në vit për sigurinë e Cook. Kjo shumë i shtohet parave të tjera për komisionet që Tim Cook merr nga kompania. Të paktën kaq ishin shpenzimet e kompanisë për Cook në vitin 2014. Ndoshta këtë vit janë rritur akoma.

Ndërsa Apple i paguan shefit të saj ekzekutiv 56.923 dollar për pushime. Duket qartë se siguria e Tim Cook është një element shumë i rëndësishëm por ndërkohë dhe i kushtueshëm për kompaninë teknologjike më të madhe në botë. Apple i konsideron këto shpenzime mëse të arsyeshme dhe të nevojshme. Edhe pse kjo shumë mund t’ju duket shumë e madhe ajo është diçka mesatare krahasuar me të ardhurat që Apple merr çdo vit nga shitjet e pordukteve të saj. Kompani të tjera që shpenzojmë shuma të tilla për shefat e tyre ekzekutiv janë Oracle dhe Amazon. (CIO Albanian)

Tags >

Tim Cook
Lajmet e fundit>