Karriere

Apple shkarkon zhvilluesit në Krime si pasojë e konflikteve Rusi-SHBA

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Apple shkarkon zhvilluesit në Krime si pasojë e konflikteve Rusi-SHBA

2886129614Tensioni mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mbi çështjen e Krimesë po ndërhyn dhe në botën e teknologjisë. Apple ka vendosur të shkarkojë disa nga zhvilluesit që punojnë për të që janë të regjistruar në Krime duke cituar sanksionet që Shtetet e Bashkuara po aplikojnë mbi këtë rajon si përgjigje ndaj aneksimit të Rusisë në 2014.

Kjo do të thotë që zhvilluesit nuk do mund të krijojnë dhe të publikojnë aplikacione në dyqanin virtual të Apple App Store. Ky veprim ndjek dhe ndërprerjen e Valve të shpërndarjes së saj të lojërave në Krime.

Publikimi i Apple i cili shfaqet në shumë faqe interneti, tregon se ky vendim është tashmë efektiv. Kompania madje i bllokoi zhvilluesve aksesin në faqen e zhvilluesve. Ata janë lajmëruar me anë të një e-maili nga kompania ku renditen si arsye sanksionet e marra nga Shtetet e Bashkuara kundër Rusisë. Por ka të ngjarë që zhvilluesit e shkarkuar të regjistrohen nga një shtet tjetër që të kenë mundësi sërisht të ndërtojnë dhe të shesin aplikacionet e tyre në App Store. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>